Milan ka fituar sponzor të ri

Bastorja “Vwin” e cila është bastorja më profitabile në Azi, nënshkroi kontratë shumë vjeçare me kampionin europian. 

Si pjesë e marketingut të saj bastorja do të nënshkruajë kontrata me disa brende sportive në Azi kurse pjesë e kësaj është edhe Milan.

“Do të bashkëpunojmë me Milanin dhe jemi të lumtur për këtë. Presim që kampanja të jetë e suksesshme dhe të na sjellë një ardhmëri të suksesshme”, ka thënë drejtori operativ i kompanisë.

Milan pas disa sezoneve këtë vit do të luajë në Europë, por në kampionat nuk po shkëlqen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here