Ish lojtari i përfaqësueses së Hondurasit vdes pas një beteje me leukeminë!

Juan Carlos Garcia u bë i njohur pas një goli në botëror që e shënoi ndaj SHBA-ve në botërorin e 2014 dhe në 2015 u diagnostifikua me leukemi.

Garcia ndërroi jetë të hënën pas një betejë të gjatë me këtë sëmundje, deklaroi ish klubi i tij, Garcia ishte 29 vjeç.

Garcia kishte luajtur edhe për skuadrën e Wigan Athletic, dhe trajtimin ndaj sëmundjes e bëri në Angli para se të kthehej për në Honduras në fund të 2017.

Ai vdiq në kryeqytetin e Hondurasit Tegucigalpa pranë miqve dhe familjërave të tij.

Mediat thonë se trupi i tij po transportohet për në qytetin e lindjes Tela për të kryer ceremonitë mortore.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here