Juventus do të përforcohet me supertalentin e Porto-s

Kampioni Italian, Juventus nuk do të rrijë duarkryq këtë merkato dimërore. Te “Zonja e Vjetër”, pritet që të arrijnë disa përforcime.

Në plan të parë është tinejxheri i Porto-s, Diego Dalot, i cili me paraqitjet e tij ka marrë vëmendjen e disa klubeve. Ky futbollist ka 18 vjet dhe luan si mbrojtës i djathtë.

Këtë sezonë debutoi me Porto-n dhe dëshmoi se është një talent.

Sipas mediave Italiane, Juventusi është i gatshëm që ta paguaj klauzolën e lojtarit e cila kushton 20 milion euro.

Pritet oferta e parë e Juves drejt Porto-s.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here