Neymar lojtari më i shtrenjtë në botë

CIES Football Observatory” ka publikuar listën e 100 futbollistëve me vlerën më të lartë në merkato, duke u bazuar në 9 kritere, ndër më kryesoret mosha, paraqitjet, eksperienca ndërkombëtre dhe kontrata me klubet.

Braziliani Neymar rezulton futbollisti me vlerën më të lartë 213 milionë euro (PSG e bleu për 222 milionë euro nga Barcelona). Podiumi kopletohet nga Lionel Messi (202.2 milionë) dhe Harry Kane (194.7 milionë).

Futbollisti i katërt më i shtrenjtë konsiderohet Kylian Mbappe me një vlerë të kartonit 192.5 milionë euro, ndërsa i pesti renditet Dybala me 174.6 milionë. Kompletojnë Top 10-shen Dele Alli, De Bruyne, Romelu Lukaku, Griezmann e Paul Pogba.

Bien në sy mungesa mes futbollistëve më të shtrenjtë Cristiano Ronaldo, që në bazë të këtij studimi klasifikohet në vendin e 49-të, për shkak të moshës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here