Perez po përgatit revolucionin më të madh në historinë e futbollit!

Real Madridi kishte një sezonë fantastike, por muajt e fundit po kalon momente të këqija, barazimi i fundit kundër Celta-s e thelloi krizën dhe 16-të pikë pas Barcelonës është turp për “Mbretërit”.

“Alarm i kuq në Madrid”, shkruan MARCA në faqen e parë të saj. Mbretërit duhet ta përmirsojnë formën e tyre para ndeshjes në Ligën e Kampionëve, nëse Reali eleminohet nga PSG atëhere Zinedin Zidane shumë lehtë mund të shkarkohet nga pozita e trajnerit.

Ashtu siç po ecin gjërat pasues i tij mund të jetë- Joachim Low, Antonio Conte ose Allegri.

Përveç Zidane nga Reali mund të largohen edhe Benzema, Bale, Ronaldo dhe Toni Kross që do të thot lëvizje tektonike në skuadër. Shënjestra e parë është Neymar pastaj Dybala dhe gjithashtu përforcim në mbrojtje.

Ajo që është e qartë është se Perez dëshiron të krijojë një skuadër të re në moshë dhe për këtë do ti duhet një shumë e madhe parash.Mediat spanjolle bëjnë të ditur se Reali do të ketë në dispozicion 400-500 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here