Tetovarët në Ohër për fazën stërvitore

Pas disa ditësh në Tetovë, skuadra e Shkëndijës është vendosur në Ohër, ku do të qëndrojë 7 ditë dhe do të vijojë përgatitjen në prag të gjysmës së dytë të sezonit.

Skuadra tetovare pritet të rritë ngarkesën në Ohër, ndërsa trajneri Osmani ka bërë një program me 2 seanca stërvitore në ditë.

Gjithashtu, më datë 12 dhe 16 Janar, Shkëndija do të luajë edhe 2 ndeshje miqësore, por emrat e kundërshtarëve nuk janë bërë të ditur.

Në këtë grumbullim është bashkuar edhe Ensuar Luma, që ka qenë pjesë e U-19-ës, ku edhe ka spikatur, ndërsa kanë mbetur jashtë planeve të trajnerit Osmani, Abdurrahimi dhe Asani, të cilët nuk kanë udhëtuar drejt Ohrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here