Umtiti rikthehet në seancën stërvitore dhe Coutinho njofton shokët e rinj të skuadrës

Francezi u ribashkua me skuadrën blaugrane ndërsa braziliani u prezentua me të gjithë shokët e rinj të skuadrës.

Samuel Umtiti morri pjesë në stërvitjen e së martës ku po vazhdon procesin e rikuperimit ndaj një dëmtimi që e la jashtë fushës për disa javë.

Umtiti pritej të mungonte deri në 8 javë por francezi u rikuperua më shpejt se sa që pritej.

Skuadra e Ernesto Valverdes do të luajë të enjten ndaj Celta Vigos një ndeshje në Copa del Rey ku në ndeshjen e parë Barca u ndalë në një barazim 1-1.

Philippe Coutinho ishte prezent gjithashtu në stërvitje por ai gjithashtu po vuan nga një dëmtim, prezent ishte edhe selektori i Argjentinës Jorge Sampaoli i cili po përcillte Javier Mascheranon dhe Lionel Messin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here