Zyrtare: Martin Caceres lojtarë i Lazios

Skuadra e Lazio-s ka sjellur një përforcim të ri në mbrojtje duke transferuar lojtarin Uruguaian, Martin Caceres.

Ish mbrojtësi i Barcelonës, Juventusit dhe Sevillas, gjashtë muajt e fundit luajti te Verona por vendosi që të ndryshojë ambient.

Caceres i cili është 30 vjeç do të luaj te Lazio në gjashtë muajt e ardhshëm me mundësi vazhdimi edhe një vit tjetër.

Lazio e udhëhequr nga Immobile po shfaq futboll të bukur këtë sezonë dhe po lufton për një  pozitë e cila i siguron Ligën e Kampionëve sezonin tjetër.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here