“Bombë” nga Anglia: Ibrahimovic largohet nga United!

Mediat Angleze kanë publikuar një lajm “bombë” ku kanë bërë të ditur se Zlatan Ibrahimovic do të largohet nga Manchester United këtë merkato dimërore.

Edhe pse i lënduar Ibrahimovic verën e shkuar e vazhdoi kontratën me “Djajtë e Kuq”, u kthye në fushë para kohe, por është e qartë se ai dhe Lukaku nuk mund të luajnë bashkë.

Suedezit i duhen më shumë minuta lojë për tu rikthyer në formë dhe po mendon që të ndryshojë ambient.

Sipas informatave më të reja, Ibra do të transferohet në Kinë ose SHBA, ku po kërkohet nga disa klube dhe kështu mund të sigurojë një pagë të mirë për vete.

Interesi për Ibrahimovic nuk mungon dhe duke pasur parasysh nivelin e ulët të kampionatit Kinez dhe Amerikan, Ibra do të mund të rikthehej në formën e duhur.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here