Conte: Ishim të interesuar për Van Dijk

Menaxheri i Chelsea, Antonio Conte ka pranuar se ka qenë i interesuar për Van Dijk para se të transferohej nga Southhampton në Liverpool.

Liverpool e solli Van Dijk për 85 milion paund, shifër kjo që e bëri atë mbrojtësin më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

“E gjithë kjo është futboll, gjegjësisht jetë. Sigurisht se ai ishte në shënjestrën tonë për një kohë të gjatë… Ka shumë futbollist të cilët i ndjekim por nuk mund ti transferosh të gjithë. Tregu i transferimeve nuk është i thjeshtë. Liverpool e forcoi mbrojtjen, Van Dijk është fantastik. Në të njejtën kohë ata shitën Coutinhon dhe kjo ju mundësoi atyre të blejnë”, ka thënë Conte.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here