De Bruyne zbulon pa dashje ardhjen e Sanchezit

Ylli i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne ka folur për përforcimin e ardhshëm të Cityzens.

Ylli Belg pas ndeshjes me Bristol pa dashje zbuloi se Alexis Sanchez do të bëhet lojtarë i Manchester Cityt.

Kontrata e Sanchez skadon në fund të sezonit kurse në media emri i tij është tërë kohës i lidhur me skuadrën e Manchester Cityt, e për këtë flet edhe deklrata e De Bruyne.

“Ai është një futbollist i shkëlqyer.Do ta shohim se çfarë do të ndodhë gjatë merkatos. Ne nuk duhet të shqetësohemi për asgjë, nëse një futbollist i mirë vjen në skuadër është një gjë e mirë, nëse jo atëhere do të vazhdojmë me formacionin e njejtë. Kur të vijë ai në skuadër do të jetë një plus i madh për ne”, deklaroi De Bruyne.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here