Gerrar për transferimin e Coutinhos: Kur fëmijët kanë ëndrra, vështirë se mund ti ndalosh

 Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard ka deklaruar se e rrespekton vendimin e Coutinhos për transferimin e tij te Barcelona.

Braziliani për 166 milionë euro u transferua në rradhët e Katalanasve dhe u bë futbollisti i dytë më i shtrenjtë në botë, kurse siç thotë Gerrard kur fëmijët ëndërrojnë vështirë se mund ti ndalosh.

“Sinqerisht nuk jam i habitur për transferimin e Coutinhos te Barcelona. Klubi ka luftuar deri në momentin e fundit për ta mbajtur atë, por kur fëmijët kanë ëndrra vështirë se mund ti ndalosh ata. Coutinho ishte i vendosur që të transferohet te Barcelona dhe një gjë e tillë ndodhi”, ka thënë Gerrard.

Nuk ka dyshim se largimi i tij ka hapur një vrimë në formacionin e Liverpoolit, por kryesia e Liverpoolit duket se ka gjetur zëvendësuesin e tij dhe sipas të gjitha gjasave ai do të jetë Mahrez.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here