Njeriu i cili zbuloi Messin: As Coutinho, as Dembele nuk vlejnë aq para!

Transferimi i Coutinhos te Barcelona për 166 milionë euro, disa ditë është temë kryesore.

Coutinho u bë lojtari i tretë më i shtrenjtë në historinë e futbollit, kurse shumë ekspertë të futbollit mendojnë se Braziliani nuk vlen aq.

I të njejtit mendim është edhe njeriu që zbuloi Messin, Josep Maria Minguella.

Coutinho nuk vlen 160 milionë. Është lojtarë i mirë dhe do ta ndihmojë klubin, por nuk vlen aq, ka thënë  Minguella.

Të njejtin mendim kam edhe për Dembele. U pagua mbi 100 milionë vetëm për ta sjellur sa më shpejtë në vend të Neymar. As ai nuk vlen aq. Edhe pse për momentin po shohim çmenduri në tregun e futbollistëve, këto nuk janë vlerat reale të futbollistëve, përfundoi Minguella.

Minguella është njeri i cili i nuhat talentet në mënyrë të shkëlqyeshme pasiqë 40 vite është scout dhe është njeriu i cili e zbuloi Lionel Messin.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here