Probleme te Real Madridi: Lojtarët kundër Zidane!

Prej ardhjes së tij në stolin e Real Madridit, Zinedine Zidane fitoi disa trofe e mes tyre dy  herë Ligën e Kampionëve dhe La Liga. Por francezi po kalon momente të vështira te Reali i Madridit.

“Mbretërit” po luajnë dobët këtë sezonë dhe janë pas Barcelonës 16-të pikë, kurse në Ligën e Kampionëve do të përballen kundër PSG. Mirëpo ajo çfarë e shqetëson Zidane është ndarja e lojtarëve në disa klane.

Për këtë Zidane ka organizuar mbledhje 45 minuta në të cilën secili lojtarë është shprehur se çfarë po i pengon në skuadër. Sipas AS më të pakënaqur kanë qenë lojtarët e rinj të cilët nuk po luajnë aq sa duhet edhe pse e meritojnë.

Ata e kanë akuzuar Zidan se ai po mbështetet te lojtarët e sezonit të kaluar edhe pse ata janë në një formë të dobët. Ndër më të zëshmit kanë qenë Isco,Vasquez,Asensio dhe Sebalos, gjithashtu edhe kapiteni Ramos ka dhënë përkrahjen e tij.

Sonte në ndeshjen e Copa del Rey pritet që Zidane të hedhë në fushë formacionin me lojtarët e rinj kundër Numancias.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here