Reali përgatit përforcimin e ri: Niset drejt lojtarit më të mirë në Premier League!

Pas transferimit të Coutinhos në Barcelonë për 160 milionë euro, duket se Reali do të kundërpërgjigjet me një gjë të njejtë.

“Mbretërit” kanë shënjestruar lojtarin më të mirë të Liverpoolit dhe Premier League, Mohamed Salah.

Këtë informacion e ka publikuar ekskluzivisht gazetarit i “Sky Italia”, Gianluca Di Marzio i cili ka bërë të ditur se transferimi do të ndodhë verën e ardhshme.

Salah ka “eksploduar” këtë sezonë te Liverpooli, për momentin është golashënuesi më i mirë në Premier League, kurse Perez e sheh atë si “galaktikun” e ri.

“The Reds” nuk do ta lëshojnë Egjiptianin për një shumë më të vogël se 100 milionë euro por sigurisht se Reali nuk do të hezitojë aspak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here