Valencia u kualifikua për raundin e ardhshëm të Copa del Rey, por ky nuk është një lajm i rëndësishëm në krahasim me golin që shënoi Luciano Vietto.
Sulmuesi i “lakuriqëve” kishte një perceptim të shkëlqyeshëm dhe nga gjysma e fushës e loboi portjerin e pavëmëndshëm të Las Palmas. Ky ishte goli i katërt për Valencian në këtë revansh me të cilin siguroi garimin në raundin tjetër.