Zyrtare: Inter përforcohet me lojtarin e Barcelonës

Mediat Italiane konfirmuan se kryesia e Interit ka arritur marrëveshje me klubin e Barcelonës për transferimin e lojtarit të tyre.

Bëhet fjalë për Rafinha Alcantara i cili do të transferohet në “Giuseppe Meazza”  si lojtarë i huazuar deri në fund të sezonit.

Rafinha për një kohë të gjatë ishte i lënduar dhe tani do ti duhen më shumë minuta në fushë për tu rikthyer në formë kurse menaxheri dhe babai i tij kanë rënë dakord që të transferohet te Interi.

Klubi Katalan nuk e ka penguar një gjë të tillë dhe ka rënë dakord për huazimin e tij.

“Neroaxurët” janë të interesuar edhe për një tjetër futbollist të Barcelonës, Gerard Deolofeu por ai është pran transferimit te Sevilla për shkak se dëshiron të punojë me Montellan.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here