Abidal: Deklarata për Messin u keqkuptua

Eric Abidal, ish lojtari i Barcelonës dje ka reaguar në Twitterin e ti në lidhje me deklaratën e tij për Messin.

Mediat  Botërore e kanë përcjellur deklaratën e Abidal duke thënë se Messi gjatë kohës që ai po luftonte me kancerin, i kishte thënë mos ti dërgojë video të tilla pasi që e prish disponimin e skuadrës.

“Kur kam dërguar videon time suportuese për bashkëlojtarët e mi, Messi nuk më ka thënë asnjëherë një gjë të tillë. Ai nuk më ka thënë që mos të dërgojë gjëra të tilla. Përkundrazi ai më thoshte se më vjen mirë që po të shoh”, ka thënë Abidal.

Abidal luajti te Barcelona nga viti 2007 deri në vitin 2013.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here