Batshuayi një humbje parash!

24 vjeçari ka luajtur shumë pak nën drejtimin e Antonio Contes dhe për të shkuar në botëror ka nevojë për një fillim dhe skuadër të re.

Me transferimin e tij prej 33 milionë funtash Michy Batshuayi ishte njëri ndër lojtarët me pritshmëritë më të mëdha për të shkëlqyer këtë sezon.

Lojtari gjatë këtij sezoni si titullar ka startuar vetëm një herë dhe në 239 minuta ka shënuar plot 5 gola dmth një gol çdo 48 minuta.

Por Antonio Conte deklaroi se ai duhet ta provojë që është më i mirë se Morata dhe Hazard që të fitojë një vend në formacion.

Batshuayi i ka sytë tek botërori Rusi 2018 dhe mund të huazohet prapë tek Marseille e cila ka shfaqur interesim për lojtarin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here