Janë bërë të njohura detajet: Rafinha te Inter!

Mediat Italiane kanë bërë të ditur se lojtari i Barcelonës, Rafinha është me një këmë në Inter.

Ashtu siç ishte e paralajmëruar para disa ditëve, Rafinha ditëve në vijim do të transferohet në “Guiseppe Meazza”, kurse klubet janë në bisedimet e fundit.

Mediat Italiane sot kanë zbuluar edhe detajet e transferimit. Rafinha do të huazohet te Interi deri në fund të sezonit, kurse Inter mund ta blejë atë për 20 milionë euro.

Rafinha për një kohë të gjatë ishte jashtë fushave për shkak të lëndimieve dhe për tu rikthyer në formën optimale ka vendosur që të largohet nga Camp Nou që të ketë më shumë hapsira te Interi.

Pritet që gjatë kësaj jave Rafinha ti kryejë testet mjeksore në Milano, kurse nga java e ardhshme të jetë në dispozicion të Spalettit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here