Përfaqësuesi i kombëtares së Malit Moussa Marega ka tërhequr vëmendjen e dy skuadrave të mëdha angleze, ku një transferim në janar duket shumë i mundshëm.
Pavarësisht investimit 75 milionësh për Lukakun Mourinho duket se ka nevojë për një tjetër sulmues në afatin kalimtar të janarit.
Romelu Lukaku është lojtari i tretë më i aktivizuar në Premier League me Manchester United pas De Geas dhe Matic.
Skuadra tjetër që interesohet për lojtarit është Chelsea. Antonio Conte e tha hapur se Batshuayi do të largohet nga Chelsea pasi që nuk ka shfaqur formën që pritej.
Marega do ti bënte konkurencë edhe Moratës pasi që lojtari luan një lojë shumë më dinamike sesa spanjolli, por si do të veprojnë londinezët ditëve të ardhshme mbetet të shihet.