Milan ofertë 70 milionë euro Belottit.

Milan verën e kaluar nuk arriti ta sjellë në rradhët e veta Andrea Belottin, por mediat italiane bëjnë të ditur se “Rosonjerët” nuk kanë hequr dorë nga lojtari.

Verën e kaluar në “San Siro” u transferuan Andre Silva dhe Nikola Kalinic por asnjëri nuk i dha rezultatet e pritura dhe është e qartë se në fund të sezonit do të ketë ndryshime në formacion.

“Calciomerkato” bënë  të ditur se objektivi kryesorë për Milanin në merkaton e ardhshme do të jetë Andrea Belotti dhe se do ti fillojnë bisedimet me Torinon.

Sulmuesi dëshiron që ta veshë fanellën kuq e zi pasiqë është tifoz i Milanit.

Milan është i gatshëm të ofrojë 70 milionë euro për Belottin.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here