Objektivi i Liverpool dhe Newcastle vendos të qëndrojë tek PSG

Lojtari i kombëtares gjermane Kevin Trapp duket se po lufton për të luajtur sa më shumë minuta me Paris Saint Germain dhe nuk e ka synim që të largohet nga klubi gjatë janarit.

Portieri i PSG është i lumtur të qëndrojë në Paris deri sa ekipet angleze vazhdojnë ta shtojnë interesimin për të.

Liverpool është një ndër skuadrat më të interesuara për ta blerë portierin i cili këtë sezon ka luajtur vetëm në dy loja ku titullar është Alphonse Areola.

Interesim për gjermanin ka shfaqur edhe skuadra tjetër nga ishulli, Newcastle United.

Megjithatë Trapp e ka mendjen te fitimi i besimit të Unai Emery që të luajë sa më shumë dhe të shkojë në botërorin e Rusisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here