Pique paralajmëron skuadrat angleze për Samuel Umtiti

“Djajtë e Kuq” janë të interesuar për të blerë lojtarin e kombëtares franceze dhe Barcelonës Samuel Umtiti por ai mesa duket do të qëndrojë shumë vite tek Barcelona.

Gerard Pique paralajmëroi skuadrat angleze të Manchester United dhe Cityt se francezi do të qëndrojë tek Barca për një kohë të gjatë.

Dy superklubet angleze mesa duket e kanë vënë në qendër të vëmendjes Umtitin në afatin kalimtar të janarit.

Jose Mourinho dhe Pep Guardiola janë në dijeni që Umtiti ka një klauzolë prej 55 milionë funtash tek kontrata e tij në Camp Nou dhe presin një hap të vogël për ta rrëmbyer mbrojtësin.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here