Valencia transferon zyrtarisht Coquelinin

Francis Coquelin është përforcimi më i ri i Valencias, i cili u transferua nga skuadra e Arsenal.

Valencia këtë sezon po ecën shumë mirë në La Liga, ku gjendet në vendin e tretë pas Barcelonës dhe Atletico Madrid dhe përforcimi i ri do ta forcojë më shumë skuadrën spanjolle.

Ata transferuan edhe lojtarin Lucciano Vietto dhe synimi kryesor për këtë sezon është kualifikimi në Champions league pas disa vitesh mungesë.

Francis Coquelin ka nënshkruar një marrëveshje e cila skadon në qershor të vitit 2022.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here