“Dua të jem Coutinho i ardhshëm”

Me 38 gola në 42 ndeshje me skuadrën e të rinjve të Olimpik Lion adoleshenti premton një të ardhme të ndritur.

I riu i Lyon Mohamed Bahlouli ka thënë se do të dëshironte që të luante si Coutinho kur të debutojë për skuadrën e parë të Lyon.

Bahlouli është ylli i rradhës që pritet të dalë nga akademia e cila ka nxjerrë shumë yje të futbolli europian si Karim Benzema, Alexandre Lacazzete, Nabil Fekir dhe Corentin Tolisso.

Vëllai i madh Fares doli nga e njejta akademi dhe tani ai ka një kontratë me Lille dhe ndryshe nga vëllai ai adhuron argjentinasin Lionel Messi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here