Jamie Vardy, drejt gjigandit Anglez!

Sulmuesi i Leicester City, Jamie Vardy më në fund mund të largohet nga skuadra e tij.

Nga fillimi i kampionatit emri i Vardy-t është përfolur për transferimin e tij te Arsenali. Por ai vendosi të qëndrojë në “King Power”. Megjithatë sot “The Telegraph” ka bërë të ditur se Vardy mund të transferohet në Manchester United.

Vardy është njëri nga tre dëshirat e Mourinhos, përveç tij në shënjestrën e Mourinho-s janë Sanchez dhe Chicharito.

Vardy këtë sezonë ka luajtur në 21 ndeshje dhe ka shënuar 9 gola dhe 1 asistim.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here