Jurgen Klopp tregon arsyen se pse e shitën Coutinhon

Jurgen Klopp ka sqaruar sot në press konferencë arsyen se pse Liverpooli e shiti Philippe Coutinhon.

Klopp bëri të qartë se klubi bëri çmos që ta mbajë atë.

Shumë njerëz u habitën me një lëvizje të tillë të Liverpoolit, pse e shitën lojtarin kyç të skuadrës në gjysmën e sezonit.

“Kjo ishte ëndrra e tij. Ai do ta braktiste Liverpoolin vetëm për një klub. Klubi luftoi deri në minutën e fundit për ta mbajtur Coutinhon. Do të ishte e vështirë ti thonim atij jo dhe të luante për ne në vazhdim të sezonit. Philippe çfarë lojtari, por ai dëshironte largimin. Ne kemi ende lojtarë fantastik”.

“Nuk kishte opcion tjetër. Nëse ka dikush që duhet të jetë nervoz atëherë jam une. Ne provuam gjithçka për ta bindur atë”, ka deklaruar Klopp.

Coutinho u transferua nga Liverpooli në Barelonë për 166 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here