Liverpool i vë çmim Sturridge

Liverpool është gati të shesë lojtarin që ka shfaqur dëshirë të largohet Daniel Sturridge për 30 milionë funta, raporton Daily Mail.

Përfaqësuesi i kombëtares angleze ka kërkuar që të largohet nga klubi i Liverpool edhe pse vlera e tij edhe paga prej 150,000 funtash në javë mund të jenë një problem serioz për atë skuadër që dëshiron ta ketë lojtarin.

Interesim për lojtarin ka shfaqur Stoke City por klubi ka njoftuar se nuk do të bëjë asnjë lëvizje deri sa në krye të klubit të vijë një trajner i ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here