Manchester United përpara City në garën për Weigl!

Manchester United ka lënë prapa Manchester City në garën për mesfushorin e Dortmung Julian Weigl, sipas the Independent.

Jose Mourinho tha se ka nevojë për një mesfushor defenziv që të ndihmojë Paul Pogba dhe objektivi i Cityt Weigl ka përfunduar në radarët e “Djajvë të Kuq”.

Një përparsi e United mund të jetë pasi që në bisedime mund të përfshihet edhe Henrikh Mkhitaryan i cili mund të transferohet tek Dortmund dhe Weigl të transferohet tek Manchester United.

Julian Weigl mesa duket është një lojtar kyç për planet e Jose Mourinhos dhe “special one” do ti bëjë shumë presion skuadrës së tij për ta pasur nën drejtimin e tij lojtarin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here