Reali tentoi ta transferonte Messin për një shifër astronomike!

Një lajm sot ka bërë të ditur se Real Madridi tentoi ta transferonte Messin para se ta transferonin Gareth Bale.

Madrilenët në atë kohë e transferuan  Bale për një shifër prej  90 milionë paund.

Sipas “El Mundo Deportivo”, Real Madridi ishte i gatshëm të paguajë klazolën e Lionel Messit në atë kohë e cila ishte 250 milion euro.

Lajmi zbulon se:

Avokati i Lionel Messit, Iñigo Juárez deklaruar  se Reali ishte i gatshëm të paguante klauzolën e lirimit.

Jo vetëm kaq Reali kishte përgatitur për Messin pagë vjetore prej 23 miliona eurove deri në vitin 2021.

Takimi mes Messit dhe Perezit do të realizohej në avion privat, por nuk ka informacione se  a u realizua ky takim.

Në atë kohë Messi ishte nën hetime për evazion fiskal dhe thuhet se Real Madridi ka bërë presion te kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy që të bëjë presion në hetime.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here