Ronaldo i nervozuar me merkaton e dobët të Realit

Frustrimi i Cristiano Ronaldos ndaj skuadrës së tij Real Madrid vetëm po vazhdon e po rritet, raporton Don Balon.

Portugezi është shumë i zhgënjyer me presidentin Perez pasi që nuk po bënë asnjë blerje të re.

Pas largimit të James Rodriguez, Alvaro Moratës dhe Pepe klubi mbretëror nuk ka bërë asnjë blerje të madhe për të zëvëndësuar lojtarët e larguar dhe kjo gjë nuk po i pëlqen fare yllit portugez.

Real Madrid duket se ka nevojë urgjente për lojtarë të rinj pasi që këtë sezon në La Liga janë në vendin e 4 kurse në Champions League i pret super skuadra e Paris Saint Germain.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here