Valverde dëshiron që Gomes të qëndrojë

Trajneri i Barcelonës Ernesto Valverde nuk ka dëshirë që ta lëshojë Andre Gomes që të largohet nga klubi në afatin kalimtar të janarit, sipas Mundo Deportivo.

Andre Gomes përflitej se mund të largohej në janar nga Barcelona për të siguruar një vend në kombëtare, ku skuadrat që donin ta blenin lojtarin ishin Manchester United dhe Tottenham Hotspurs.

Megjithatë Ernesto Valverde duket i kënaqur me lojtarin portugez dhe nuk e do largimin e tij vetëm nëse vjen ndonjë ofertë tejet e majme.

Portugezi donte largimin për shkat të aktivizimit shumë të paktë me skuadrën dhe tani me ardhjen e Coutinhos gjërat janë bërë akoma më të vështira.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here