Zidane përsëri tek Juventus?!

Ka zëra që thonë  se Florentino Perez ka shfaqur interesim për Joachim Low, por duket se këto zëra janë dëgjuar deri në Torino.

Presidenti i Juventus Andrea Agnelli e ka ëndërr që një ditë francezi të drejtojë skuadrën juventine, ëndërr kjo që mund ti realizohet në një të ardhme të afërt.

“Te Real Madrid jam një si gjithë të tjerët, jam kalimtar. Kam një kontratë deri në 2020, por nuk do të thotë asgjë”, u shpreh pak ditë më parë në konferencën për shtyp trajneri i Real Madrid.

Deklarata kjo që ka shumë kuptim duke parë situatën jo të favorshme që po kalon ZizuMadrid dhe fitimi i Champions League dy vite rresht duket se ka ndodhur shumë vite më parë!

Massimiliano Allegri tek Juventus duket se është në fund të një cikli dhe tek Juventus kanë filluar të fërkojnë duart për rikthimin e Zinedine Zidane por kësaj here si një trajner që sigurisht mund ti japë shumë skuadrës torineze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here