Arda Turan transferohet në Turqi

Ylli turk Arda Turan është rikthyer në vendlindjen e tij kësaj rradhe tek skuadra e Istanbul Basaksehir, njofton vetë klubi turk.

Turan në fakt habiti të gjithë me këtë transferim në Turqi pasi që kishte shumë skuadra europiane që po e kërkonin.

Istanbul Basaksehir arritën që ta transferojnë yllin turk nga Barcelona për në Stamboll.

Istanbul Basaksehir vetë e njoftoi blerjen e Arda Turan duke shkruar se Turan po kthehet në vendlindje.

Skuadra nga Stambolli është në vend të parë në ligën turke dhe po kërkon të shkruajë historinë duke fituar titullin e parë gjatë gjithë kohës së ekzistimit të këtij klubi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here