“Chelsea asnjëherë nuk e deshti Vardyn”

Antonio Conte deklaron se asnjëherë nuk i ka thënë klubit që ta blejë Jamie Vardy nga Leicester City.

Chelsea mendohet se janë duke e kërkuar një sulmues pas largimit të Batshuayi por Antonio Conte insiston se kurrë nuk e ka kërkuar sulmuesin e Leicester City Jamie Vardy.

Vardy është padyshim sulmuesi më i rëndësishëm i Leicester City i cili e ndihmoi skuadrën të fitojë kampionatin e vitit 2014-2015 duke shënuar 24 gola.

“Më pëlqen shumë si lojtar, ai luan edhe për kombëtaren dhe shënon rregullisht edhe në ligë dhe është një lojtar i mirë, por kjo është ndryshe sepse unë po flas për të pasi që ju po më pyesni e jo për shkak të merkatos së transferimeve” deklaroi Konte.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here