Emery: Reali dëshiron të na destabilizojë

Unai Emery është nervoz me mediat Spanjolle të cilat e kanë shitur Neymarin te Reali i Madridit.

Nuk kishte se si mos ti komentonte këto spekulime.

“Lojtarët janë të mençur dhe me eksperiencë. Ata janë të ngjajshëm. Ata po përgatiten për Real Madridin, por nga jashtë dëshirojnë  të na destabilizojnë. Me siguri se e bëjnë për interes”, ka deklaruar Emery.

“Për shembull gazeta më e lexuar në Spanjë publikoi një lajm ku shkruhej se Neymar do të transferohet në Madrid, por ne e dinim se një gjë e tillë nuk është e vërtetë. E dimë se kush dëshiron të na destabilizojë, por mbetemi të fortë”, ka shtuar Emery.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here