Ibrahimoviç kërkohet nga rivalët turq!

Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviç është bërë objektiv kryesor i janarit për dy skuadrat rivale të Turqisë Beshiktash dhe Gallatasaraj, raporton fotoMac.

Ibrahimoviç për momentin është i lidhur me Manchester United me një kontratë të shkurtër e cila do të përfundojë në fund të këtij sezoni.

Megjithatë ai ka luftuar që të kthehet në formën më të mirë fizike që prej lëndimit të rëndë në gju që pësoi që e la shumë muaj jashtë fushave, por Manchester United ka në tryezë disa alternativa për sulmin.

Duke marrë parasysh moshën e Zllatan Ibrahimoviç një transferim në Turqi duket se është shumë i arritshëm për turqit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here