Kush është Cristian Pavon? Ylli i Bocas që mund të zëvëndësojë Sanchez

Lojtari i ri i Boca Juniors Cristian Pavon ka filluar që tani të tregojë pjekurinë dhe aftësitë që tregojnë se ai mund të arrijë majat e futbollit një ditë.

Me Alexis Sanchez që duket se do të largohet Arsenali e ka vënë në shenjë lojtarin që po bënë jehonë në Argjentinë.

Pavon 21 vjeçar i lindur në Cordoba, qytet ky i njohur për nxjerrjen e talenteve të futbollit pasi nga këtu është zbuluar edhe talenti Paulo Dybala.

Cristian Pavon kushton diku afër 37 milionë eurove por me talentin që po tregon duket se shumë skuadra do të jenë të gatshme ta paguajnë, për këtë arsye Arsenali nuk dëshiron të humbë kohë dhe ta blejë lojtarin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here