Liverpool ka gjetur portjer të ri

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk është i kënaqur me paraqitjet e Mignolet dhe dëshiron që të sjellë një gardian të ri në portën e Liverpoolit.

Sipas mediave Angleze “The Reds” do të hidhen në sulm për firmën e Jack Butland. 24-vjeçari i Stoke City vlerësohet si një ndër portjerët më të mirë në Premier League.

Mediat në ishull bëjnë të ditur se Butland mund të arrijë në “Anfield” verën e ardhshme pasi është objektivi i parë i tyre.

Interesim për Butland ka treguar edhe Chelsea, por ai preferon Liverpoolin ku do të jetë portjeri i parë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here