Merkato e pasur në Superligën Shqiptare

Skënderbeu që kryeson bindshëm kampionatin, ka lëvizur duke kryer 2 afrime për të ardhmen, si Abazaj dhe Bregu, me këtë të fundit që ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Tek Flamurtari janë larguar Jakovleviç dhe Mersini, por në Vlorë nuk kanë pasur probleme me mbrojtjen, aty ku është rikthyer edhe kapiteni Franc Veliu nga dëmtimi.

Trajneri Duro ka hasur vështirësi me sulmin në 16 javët e para dhe pikërisht aty ka ndërhyrë duke afruar lojtarë cilësorë.

Laç janë ankuar gjithmonë për një grup të cunguar dhe në janar kanë afruar futbollistë me eksperiencë si Shtubina apo Lulaj, por edhe të rinj premtues si Zogaj e Beqaj.

Kukësi, pasi mbylli gjithçka me ish trajnerin Mladen Milinkoviç, tashmë i beson projektin një emri të njohur, austriakut Peter Pacult, ardhja e të cilit është shoqëruar me një mini-revolucion.

Tek Partizani janë larguar emra të rëndësishëm, por që në fakt drejtuesit mendojnë se ishte koha për të lëvizur ujërat. Në Antalia po bashkohen edhe përforcimet e reja, duke zëvendësuar boshllëqet e krijuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here