Shuplakë e re për kampionët, Villareal mposht Realin! (VIDEO)

Nuk kanë fund rezultatet e këqija për Realin e Madridit, Mbretërit pësuan humbje nga Vilareali në La Liga.

Vilareal si mysafir ka mposhtur Realin me rezultatin 0-1 në Santiago Bernabeo me golin e Pablo Fornals.

Mbetet të shohim reagimin e Perez në lidhje me Zidane pasiqë me këtë rezultat duket se Reali është jashtë garës për titullin.

Reali nuk kishte municion ta mposhtë Vilarealin, Ronaldo ishte në hije kurse dy minuta para fundit të ndeshjes Fornals i siguroi tre pikët Vilarealit. Reali kishte disa raste për gol, por mungoi finalizimi.

Me këtë humbje, e cila është e treta në La Liga, Reali mbetet me 32 pikë në vendin e katërt dhe rrezikohet nga Vilareal e cila ka vetëm një pikë më pak.


 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here