Sane: I kam refuzuar dy herë ofertat e Klopp

Leroy Sane është një nga lojtarët që po kalon në një formë të jashtëzakoshme me Manchester City.

Përfaqësuesi i kombëtares gjermane në 44 ndeshje ka shënuar 11 gola. Ai tek Manchester City erdhi nga rradhët e Schalke 04 për 41 milionë euro.

Gjermani ka zbuluar një fakt interesant lidhur me Jurgen Klopp i cili e kishte kërkuar Sane dy herë.

“Ai më kërkoi sa isha pjesë e akademisë së Schalkes për tu transferuar te Dortmundi. Por unë nuk dëshirova të shkoja atje, pasi që besoja në perspektivën time te Schalke” theksoi lojtari.

Jurgen Klopp e kishte kërkuar futbollistin edhe gjatë kohës që është nën drejtimin e Liverpool por futbollisti zgjodhi “Citizens” në vend të “The Reds”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here