Van Persie rikthehet në Holandë

Ish sulmueri i Arsenal dhe Manchester United duket se ka vendosur të largohet nga skuadra e Fenerbahce për të kompletuar një rikthim tek Feynoord, raporton AD.

Holandezi ka filluar karrierën pikërisht tek kjo skuadër dhe rikthimi duket shumë i mundshëm pasi që gjatë këtij sezoni ai po ka vështirësi edhe të gjejë minuta në fushën e blertë pasi që nuk po kalon një formë shumë të mirë.

Robin Van Persie kishte shkëlqyer në Premier League me Arsenal dhe Manchester United dhe pas transferimit në Turqi mesa duket mënyra më e mirë për të mbyllur karrierën është rikthimi në atdhe atje ku filloi gjithçka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here