Wenger e pret largimin e Sanchez por shpreson në qëndrimin e Ozil

Trajneri Arsene Wenger pranoi se Alexis Sanchez është pranë largimit por ai pret që gjermani Mesut Ozil mund të nënshkruajë një kontratë të re me Arsenal.

“Topçinjtë” e Arsenalit prej një kohe të gjatë janë pjesë e spekulimeve për largimin e dy nga yjeve të saj por Wenger beson që Ozil do të qëndrojë edhe gjatë gjithë sezonit 2017-2018.

Si Mesut Ozil ashtu edhe Alexis Sanchez ishin të përfolur se mund të transferoheshin tek njëra prej skuadrave të Manchester City ose Manchester United të cilat kërkonin me ngulm firmën e të paktën një prej yjeve të Arsenal.

Sanchez nuk besoj se do të zgjasë kontratën, por ne duam të mbajmë Jack Wilshere dhe Mesut Ozil që rindërtimi i skuadrës të jetë më i lehtë sepse nëse largohen që të tre do të ishte shumë më vështirë për ne.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here