Wenger: Nuk po e lë Arsenalin

Trajneri i Arsenalit,  Arsene Wenger këmbëngul se ai nuk ka plane për të lërë skuadrën londineze dhe të largohet përpara se kontrata e tij të skadojë.

Është përfolur shumë gjatë dy sezoneve të fundit se trajneri francez mund të largohet nga Emirates, pasi nuk po dëshirohet më as nga tifozët e klubit.

Para disa ditëve u fol se edhe Wenger po bëhet gati të largohet, por dje (e premte) gjatë një interviste e bëri të qartë se ai nuk po shkon askund.

“Unë jam gjithmonë i angazhuar. Jam këtu që 21 vjet”, ka thënë fillimisht Wenger për mediat angleze.

“Pra, në çdo vendim të vetëm bëj atë që është e drejtë për klubin. A qëndroj për një vit apo dhjetë vjet është pikërisht e njëjta”.

“A jam unë në krye apo dikush tjetër nuk ka rëndësi, mund të bëni vetëm atë që është më e mira për klubin”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here