Barcelonën e pret një ndeshje e vështirë në Sociedad

Me entuziazmin që është krijuar nga rezultatet fantastike që po merr Barcelona dhe me 2 blerjet e reja Coutinhon dhe Mina, Barca udhëtoi për në Sociedad.

Një fitore sonte do ta çonte Barcën 9 pikë para Atletico Madrid dhe plot 19 pikë larg nga Real Madrid dhe do tja shuante përfundimisht shpresat për titull madrilenëve.

Kjo ndeshje është edhe një provë për Leo Messin për të treguar se ai është lideri i vërtetë i Barcës por edhe Ousmane Dembele do të kërkojë të tregojë se e meriton vendin e titullarit te katalanasit.

Real Sociedad e filloi shumë mirë sezonin por tani gjendet në vendin e 13 shumë larg kupave europiane por ky stadium për Barcelonën ka qenë shumë problematik.

Ndeshja zhvillohet sonte prej orës 20:45.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here