Dembele i mërzitur me ardhjen e Coutinhos

Ousmane Dembele po ndihet i lënë jashtë nga skuadra pas ardhjes së Philippe Coutinhos nga Liverpool, sipas Don Balon.

Përfaqësuesi i kombëtares franceze është i shqetësuar për vendin e tij në formacionin startues pasi që Messi dhe Suarez përkrahin Coutinhon në formacionin e parë dhe Messi e ka atë fuqi që të zgjedhë kë të dojë.

Dembele sapo është rikthyer nga lëndimi që pati dhe ka filluar të japë shkëndijat e parë të talentit të tij por a do ta lërë Valverde në stol mbetet të shihet pas rikthimit të Coutinhos në fushë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here