A është Harry Kane zgjidhja e problemeve për Zidane?!

Sulmuesi i kombëtares angleze dje shënoi golin e tij të 20 në Premier League ndërsa Real Madridi prapë shënoi një humbje kësaj rradhe në shtëpi kunder Villareal.

Me çdo gol që Kane shënon dhe me çdo pikë që humbet Real Madridi, në Santiago Bernabeu anglezi bëhet shumë më i nevojshëm!

Ndeshja kundër Villarealit e vërtetoi këtë gjë pasi që madrilenët bënë plot 28 goditje në portë dhe nuk shënuan as edhe një gol të vetëm.

Real Madridi gjendet në vendin e 4 plotë 16 pikë larg Barcelonës dhe Zidane nuk është përballur asnjëherë me këtë lloj krize që mund ti kushtojë me shkarkim.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here