Inter fillon bisedimet, Braziliani së shpejti në “Guiseppe Meazza”

Inter ka hyrë në një krizë rezultatesh pasiqë në 5 ndeshjet e fundit nuk ka gjetur fitoren.

Kështu Interi ka humbur hapin me Napolin dhe Juventusin për titullin e kampionit në Serie A dhe neroaxurët po kërkojnë mënyra që të përforcohen.

Inter ka probleme që të transferojë lojtarë pasiqë duhet ta lirojë buxhetin e saj duke rrespektuar Fair Playn financiar. E përditshmja “Gazetta dello Sport” bënë të ditur se Interi ka arritur të gjejë gjuhë të përbashkët me “Katalanasit”.

Sipas të gjitha gjasave Rafinha do të huazohet deri në fund të sezonit në “Guiseppe Meazza” kurse Inter do të ketë mundësi ta blejë kartonin e tij për 20 milionë euro.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here